Bie nga 40 metra lartësi

Bota

Bie nga 40 metra lartësi

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 23:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Alem Shimeni, 30-vjeçare, ka rënë nga një lartësi rreth 40 metra në një bllok banesash në Royalston, Glasgow në Skoci.

Një banor ka bërë foton ku ajo shihet e varur jashtë dritares dhe sikur dikush po e mban për flokësh për ta shpëtuar.

Ajo ndërroi jetë në vend dhe u dërgua në spitalin Royal Infirmary për obduksion.

Dëshmitari që fotografoi gruan tha për mediat britanike se kishte dëgjuar klithmat e saj dhe kishte dalë në dritare të shohë se çfarë ishte duke ndodhur, ku pa një grua që po mbahej për flokësh, e varur jashtë dritares.

“Ajo nuk ra menjëherë, pasi përpiqej në mënyrë dëshpëruese të mbahej për dritare”, tha ai duke shtuar se skena ishte shumë e tmerrshme kur gruaja ra më në fund nga kati i njëmbëdhjetë i banesës. 

Policia është duke trajtuar vdekjen si rast të dyshimtë, por nuk ka ende të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat