India bombardon Pakistanin në rajonin e Kashmirit

Bota

India bombardon Pakistanin në rajonin e Kashmirit

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Sekretari i jashtëm indian, Vijay Gokhale, ka njoftuar se shteti i tij ka siguruar informacione të besueshme nga shërbimet e inteligjencës se grupi militant, i cili vrau 40 policë të Indisë këtë muaj, është duke i trajnuar luftëtarët për të kryer sulme tjera të ngjashme. “Përballë rrezikut të menjëhershëm, një sulm parandalues u bë vërtet i nevojshëm”, tha Gokhale.

Kryerja e këtij sulmi është festuar në Indi, por mbetet e paqartë se cilat armë janë përdorur saktësisht. Një veprim i tillë i Indisë po shihet si lëvizje për ta shuar pakënaqsinë e popullit për sulmin e 14 shkurtit dhe mungesës së reagimit nga Pakistani.

Në anën tjetër, zyrtarët e Pakistanit kanë thënë se aeroplanët luftarakë të Indisë kanë hyrë mbi gjashtë kilometra në hapësirën ajrore të vendit islamik dhe se bombat janë hedhur në hapësirë të pabanuar, pa shkaktuar viktima apo dëme në infrastrukturë.

Për më tepër, kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka thënë se deklaratat e Indisë për goditje të një kampi të trajnimit të terroristëve janë pretendime të paqëndrueshme dhe të rrezikshme, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat