Avokati i Donald Trumpit dëshmon para Kongresit

Bota

Avokati i Donald Trumpit dëshmon para Kongresit

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 14:29
Michael Cohen

Michael Cohen, avokati i Presidentit Donald Trump prej vitesh, del të martën para Komisionit të Zbulimit të Senatit, në ditën e parë të një dëshmie tre-ditore në Kongres.

Lidhjet e zotit Cohen me Donald Trumpin për më tepër se 10 vjet, e bëjnë atë një dëshmitar interesant para ligjvënësve, si dhe para Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller, i cili është duke hetuar mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane dhe për lidhje të mundshme me fushatën e zotit Trump.

E mërkura është dita e vetme kur zoti Cohen do të dëshmojë para publikut, ku ai do të pyetet nga anëtarët e Komisionit të Dhomës të Përfaqësuesve për Mbikqyrjen dhe Reformën Qeveritare lidhur me financat e zotit Trump, për mundësinë e konfliktit të interesit me bizneset e tij dhe paratë e paguara në fshehtësi ndaj dy grave, që kanë thënë se kanë patur marrëdhënie seksuale me zotin Trump.

Zoti Cohen është dënuar me tre vjet burg, pasi u gjend fajtor se kishte gënjyer Kongresin në disa raste të tjera, shkelje financiare gjatë fushatës që lidhen me pagesa fshehtazi, mashtrime bankare dhe evazion fiskal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat