Presidenti Trump mbërrin në Hanoi për takimin me Kim Jong Unin

Bota

Presidenti Trump mbërrin në Hanoi për takimin me Kim Jong Unin

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:04
Donald Trump

Presidenti Donald Trump mbërriti të martën në kryeqytetin vietnamez Hanoi, për të marrë pjesë në takimin me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un.

Takimi do të mbahet të mërkurën dhe të enjten; ai është takimi i dytë mes të dy udhëheqësve. Takimi i parë u mbajt në Singapor, pa dhënë shumë rezultate konkrete.

Të dy udhëheqësit pritet të disktojnë në takimin e Hanoit mbi detajet për ta vënë në jetë zotimin e Koresë së Veriut për t’i dhënë fund armëve bërthamore dhe mbi mënyrat për të përmirësuar lidhjet mes tyre./Voa/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat