Presidenti Trump beson në suksesin e bisedimeve me Kim Jong-un

Bota

Presidenti Trump beson në suksesin e bisedimeve me Kim Jong-un

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 13:23
Foto nga takimi

(E plotësuar) - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u përshëndetën me njëri-tjetrin ndërsa filluan samitin dy ditor në Vietnam për të diskutuar çështjen e arsenalit bërthamor dhe programeve raketore të Koresë së Veriut.

Të dy udhëheqësit i shtrënguan duart dhe u buzëqeshën përpara një takimi 20 minutësh pas të cilit do të zhvillojnë një darkë të përbashkët me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dyja vendeve.

Presidenti Trump iu tha gazetarëve se ai mendon se bisedimet do të jenë shumë të suksesshme dhe se nuk do të “zbrapset nga çështja e denuklearizimit”.

Ndërkaq udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un u shpreh i sigurt “se këtë herë do të arrihet një rezultat i cili do të mirëpritet nga të gjithë njerëzit".

Ky është takimi i dytë midis Trump dhe Kim Jong –un. Samiti i tyre i parë, i mbajtur në Singapor në qershor të 2018-ës, u quajt historik pasi ishte hera e parë që një presidenti i SHBA-së takohet me një udhëheqës të Koresë së Veriut.

Image

Para udhëtimin në Vietnam, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se me “denuklearizimin e plotë, Koreja e Veriut do të bëhet shpejt një superfuqi ekonomike dhe se udhëheqësi Kim Jong-un do të marrë një vendim të mençur”.

***

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut u takuan të mërkurën në Hanoi.

Ata shtrënguan duart dhe përpara flamujve të të dyja vendeve në hotelin Metropole në kryeqytetin e Vietnamit.

Presidenti Trump u tha gazetarëve se ai mendon që bisedimet do të jenë të suksesshme, dhe “nuk do të kthehet prapa për çarmatimin bërthamor”.

I pyetur nëse do të shpallë formalisht përfundimin e luftës në Korenë e Veritu ai tha se “do ta shohim”.

Të dy ata do të takohen 20 minuta kokë më kokë para darkës së përbashkët me ndihmësit e tyre.

Presidenti Trump do të shoqërohet në bisedime nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe nga shefi i personelit në detyrë i Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney. Të dy udhëheqësit, Trump dhe Kim do t’i vazhdojnë bisedimet zyrtare të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat