Ende larg arritja e një marrëveshjeje të re tregtare me Kinën

Bota

Ende larg arritja e një marrëveshjeje të re tregtare me Kinën

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 16:53
Bisedimet SHBA-Kinë

Zyrtari më i lartë amerikan për tregtinë tha se një marrëveshje e re tregtare me Kinën nuk është përfunduar ende. Ndërkohë, Presidenti Donald Trump u shpreh nga Hanoi se ekzistojnë shanse shumë të mira për të arritur një marrëveshje të re SHBA – Kinë.

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara për Tregtinë, Robert Lighthizer, i tha në Uashington një komisioni të Kongresit se negociatorët e të dyja vende “kanë arritur përparim të vërtetë” gjatë takimeve në Uashington dhe në Pekin.

Gjatë një konference për shtyp sot në Hanoi, të mbajtur pas takimit me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un, Presidenti amerikan Donald Trump tha se ka shanse shumë të mira për arritjen e një marrëveshjeje me Kinën, duke përmendur vështirësitë që tarifat po i shkaktojnë atij vendi.

“Mendoj se kemi një shans shumë të mirë. Shifrat e rritjes së tyre ekonomike kanë rënë, por kjo nuk është çfarë unë dëshiroj. Unë dua që ata t’ja dalin mbanë shkëlqyeshëm. Por, ne kemi humbur 300 – 500 miliardë dollarë në vit me Kinën, për vite të tëra tashmë. Shumë presidentë të tjerë përpara meje duhet ta kishin bërë këtë gjë, por nuk e bënë”, tha Presidenti Trump.

Kina ka ofruar të rrisë blerjet e produkteve bujqësore dhe energjitike amerikane, si pjesë e një marrëveshjeje të re tregtare.

Anëtarë republikanë dhe demokratë të Kongresit, i bënë thirrje përfaqësuesit amerikan për tregtinë që të arrijë një marrëveshje të gjerë tregtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat