50 policë dhe dhjetëra protestues plagosen në Algjeri

Bota

50 policë dhe dhjetëra protestues plagosen në Algjeri

Më: 3 mars 2019 Në ora: 00:33
Pamje nga protesta

Dhjetëra mijëra protestues anembanë Algjerisë kërkojnë që presidenti i tyre të largohet, e nga kjo protestë mbetën dhjetëra njerëz dhe 50 policë të plagosur.

Demonstratat ishin kundër ofertës së Abdelaziz Bouteflika për një mandat të pestë.

Një burrë 60-vjeçar vdiq gjatë marshimit, të një sulmi në zemër, sipas autoriteteve.

Ministri i Brendshëm vizitoi të plagosurit në spital. Noureddine Bedoui tha: “Ne jemi këtu për të hetuar vdekjen e qytetarit Hassen Benkhedda, për të cilën mëshira e Allahut duhet të jetë mbi të, dhe ne i prezantojmë ngushëllimet tona familjes së tij”.

Është protesta më e madhe anti-qeveritare për tetë vjet. Sipas zyrtarëve, 45 vetë u arrestuan.

Ndërkohë, Bouteflika ka ndryshuar menaxherin e tij të fushatës përpara zgjedhjeve të një prilli. Abdelghani Zaalane, ministri i transportit ka zëvendësuar ish-kryeministrin Abdelmalek Sellal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat