Amerika i kërkon Kinës të heqë tarifat për produktet bujqësore

Bota

Amerika i kërkon Kinës të heqë tarifat për produktet bujqësore

Më: 4 mars 2019 Në ora: 00:24
Foto ilustrim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, u shpreh se i ka kërkuar Kinës të heqë menjëherë tarifat për produktet bujqësore.

Kjo me argumentin se negociatat mes Uashingtonit dhe Pekinit po ecin mirë, dhe ai nuk ka rritur tarifat me 25 për qind, si pati paralajmëruar se do të vepronte duke filluar nga 1 Marsi.

Me anë të një mesazhi në profilin e tij Twitter, Trump theksoi se kjo ishte shumë e rëndësishme për bujqit amerikanë dhe për atë personalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat