Lista e shteteve më të fuqishme në botë

Bota

Lista e shteteve më të fuqishme në botë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 16:33
Donald Trump

Agjencia amerikane ‘US News’ ka publikuar listën me shtetet më të fuqishme të botës, e cila është bërë në bashkëpunim me ‘BAV Group’ , ‘VMLY&R’ dhe ‘Wharton School.

Ata kontaktuan 20.000 njerëz nga katër regjione për 80 vende të botës.

Listës së shteteve më të fuqishme të botës i prinë SHBA-ja sikurse edhe herën e kaluar, pasuar nga Rusia, Kina, Gjermania dhe Britania e Madhe.

Rënie ka pësuar India e cila vitin e kaluar ishte renditur e 15-ta, kurse këtë vit është në pozitën e 17-të. Po ashtu edhe Turqia ka pësua rënie nga pozita e 14-të në të 16-të.

Ngritje enorme ka Greqia e cila nga pozita e 52-të ka kaluar në pozitën e 41-të.

Rënie drastike ka Portugalia. Nga pozita e 38-të ku ishte, tash gjenden në pozitë të 49-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat