Lirohet gazetari amerikan i arrestuar në Venezuelë

Bota

Lirohet gazetari amerikan i arrestuar në Venezuelë

Më: 7 mars 2019 Në ora: 11:34
Cody Weddle

Autoritetet në Venezuelë sot e liruan gazetarin amerikan, Kedi Vedëll dhe bashkëpunëtorin e tij pasi që mbi 12 orë kaluan në paraburgim.

Forcat e sigurisë në Venezuelë dje e arrestuan gazetarin Vedëll nga banesa e tij në Karakas.

Një grup prej pesë burrave në uniforma të zeza, duke mbajtur urdhëresë me shkrim, hynë në banesën e Vedllit. Pas dy orësh, ata së bashku me Vedllin, i cili mbante një valixhe të madhe dhe një çantë me pajisje, u larguan nga banesa.

Vedlli mbi katër vite raporton nga Venezuela, ndërkaq kohëve të fundit punoi si gazetar i lirë për ABC në Majami.

Edhe ndihmësi i Vedllit, Karlos Kamaço në mënyrë të njejtë ishte marrë nga shtëpia e tij.

Ende nuk dihet përse janë arrestuar dy gazetarët.

Arrestimi i tyre ndodhi ditën e njejtë kur Qeveria e Venezuelës kumtoi se e dëbon ambasadorin e Gjermanisë, Daniel Martin Kriner nga Karakasi për shkak të përzierjes në punët e brendshme të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat