Deklarata raciste nga Netanyahu: Izraeli s’ka vend për arabët

Bota

Deklarata raciste nga Netanyahu: Izraeli s’ka vend për arabët

Më: 10 mars 2019 Në ora: 17:29
Benjamin Netanyahu

Benjamin Netanyahu ka thënë që Izraeli “nuk është shtet për të gjithë qytetarët e tij”, në referencë me popullsinë arabe të vendit.

Në komentet e bëra në Instagram, kryeministri tha që të gjithë qytetarët, përfshirë arabët, kanë të drejta të barabarta, por ai iu referua më pas një ligji tepër kontrovers që kaloi vitin e kaluar e ku thuhej se “Izraeli ishte komb vetëm i hebrejëve.”

“Izraeli nuk është shtet për të gjithë qytetarët e tij,” shkroi ai një përgjigjje ndaj aktorit izraelit, Rotem Selas. “Sipas ligjit bazik të kombësisë që e kemi ratifikuar së fundi, Izraeli është shtet vetëm i hebrejëve – dhe veç atyre.”

Netanyahu është akuzuar për demonizimin e arabëve nga Izraeli, që përbëjnë 17 për qind të popullatës, në përpjekjen për të mobilizuar votuesit e djathtë për zgjedhjet e 9 prillit.

Ai vazhdimisht ka paralajmëruar se kundërshtarët e tij do të marrin mbështetje nga partitë arabe dhe se ata do të bënin koncesione domethënëse me palestinezët.

Netanyahu që tashmë është i akuzuar për korrupsion, po përballet me garë të vështirë nga aleanca centriste e udhëhequr nga Benny Gantz, dhe nga Yair Lapid, ish ministër i financave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat