U vonua dy minuta në aeroport: Personi i vetëm që i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit në Etiopi

Bota

U vonua dy minuta në aeroport: Personi i vetëm që i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit në Etiopi

Më: 11 mars 2019 Në ora: 13:55
Antonis Mavropulos

Greku Antonis Mavropulos u vonua vetëm dy minuta për të zënë fluturimin Adis Abeba-Nairobi, gjë që ishte mrekulli kur bëhet fjalë për  jetën e tij sepse ai aeroplan u rrëzua vetëm 6 minuta pas ngritjes. Të 157 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit mbetën të vdekur.

Megjithëse ishte i shqetësuar për vonesën e punëtorët në aeroport nuk e lanë të nisej, ai sot ndihet njeri më fatlum në botë.

Mavropulos është kryetar i organizatës jofitimprurëse “International Solid Vaste Association” dhe pritej të merrte pjesë në Programin vjetor të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara.

“Isha i zemëruar sepse askush nuk donte të më ndihmonte  të hyja në aeroplan në atë kohë. Unë pashë njerëz të hyjnë në tunel dhe bërtita më lejoni të hyj … Tani jam i lumtur që jam gjallë”, shkroi ai në llogarinë e tij personale në Facebook.

Ndërkohë që policia po e merrte në pyetje se pse u vonua për fluturim, ai mori vesh lajmin tragjik.

Antonis më pas u përpoq të shmangte pyetjet sepse ai nuk donte të humbiste fluturimin tjetër, por policia i tha se duhej ta “falënderojë perëndinë për vonesën” sepse ai është i vetmi udhëtar që pagoi biletën dhe i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit.

Pas këtij informacioni ai kontrolloi në internet nëse lajmi ishte i vërtetë dhe menjëherë thirri familjen për t’iu treguar atyre se është gjallë

“Kjo ishte dita ime me fat,” shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat