Gjenden dy kutitë e zeza të avionit të rrëzuar mbi Etiopi

Bota

Gjenden dy kutitë e zeza të avionit të rrëzuar mbi Etiopi

Më: 11 mars 2019 Në ora: 21:45
Foto

Ekipe hetuesish dhe të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar vazhduan sot kërkimet për pjesë të avionit Boeing 737 MAX dhe sende personale të pasagjerëve. Avioni i kompanisë “Ethiopian Airlines” ishte nisur nga aeroporti Adis Abeba drejt kryeqytetit të Kenias, Nairobi, ku u rrëzua vetëm disa minuta pas ngritjes.

Në avionin me numër fluturimi ET302 ndodheshin 149 pasagjerë nga 35 vende të ndryshme të botës dhe 8 anëtarë ekuipazhi.

Tsegaye Reta, nga fshati Bishoftu, pranë aeroportit të Addis Abebës tha se kishte dëgjuar një zhurmë të fortë në momentin kur u rrëzua avioni dhe se fshatarët kishin shkuar me vrap tek vendi, që ai tha se ishte mbuluar në tym dhe avioni nuk dukej. Etiopia po mban sot një ditë zie kombëtare për viktimat e tragjedisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat