Presidenti i Algjerisë tërheq kandidaturën për mandatin e pestë

Bota

Presidenti i Algjerisë tërheq kandidaturën për mandatin e pestë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 00:34
Abdelaziz Bouteflika

Presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika, ka shtyrë zgjedhjet presidenciale të 18 prillit.

Kjo pasi ai nuk do të synojë të marrë edhe mandatin e pestë në krye të Zyrës së Presidentit, shkruan BBC.

Kandidatura e Bouteflika ka nxitur protesta masive gjithandej Algjerisë në muajt e fundit.

Ai i ka prirë shtetit të tij për 20 vjet por që rrallë është parë në publik nga viti 2013 – që prej kur kishte pësuar një sulm në zemër.

Data për zgjedhjet e reja nuk është caktuar ende. Kabineti ka njoftuar se riorganizimi do të ndodhë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat