Algjerianët festojnë tërheqjen e kandidaturës së Bouteflika

Bota

Algjerianët festojnë tërheqjen e kandidaturës së Bouteflika

Më: 12 mars 2019 Në ora: 08:13
Algjerianët festojnë tërheqjen e kandidaturës së Bouteflika

Qindra algjerianë kanë festuar vendimin e presidentit Abdelaziz Bouteflika për të tërhequr nga kandidatura për mandatin e pestë në këtë detyrë.

Banorët e kryeqytetit, Algiers, festuan me makina dhe me flamuj kombëtar e duke kënduar "paqësisht, ne e rrëzuam kukullën!".

Bouteflika njoftoi se nuk do të kandidonte dhe njoftoi shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të 18 prillit, pasi kandidatura e tij provokoi protesta masive gjatë javëve të fundit.

Ai ka udhëhequr vendin e Afrikës së Veriut për 20 vjet, por është parë rrallë në publik, pasi që ka pësuar një goditje në tru në vitin 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat