Talibanët në ofensivë sulmesh të armatosura ndaj ushtrisë afgane - Bota Sot
Talibanët në ofensivë sulmesh të armatosura ndaj ushtrisë afgane

Bota

Talibanët në ofensivë sulmesh të armatosura ndaj ushtrisë afgane

Më: 12 mars 2019 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Militantët talibanë kanë nisur sulme të armatosura nga disa postblloqeve të ushtrisë në perëndim të Afganistanit duke lënë të vrarë 13 ushtarë afganë.

Jamshid Shahabi, zëdhënës i guvernatorit të provincës Badghis, tha se 42 militantë u vranë dhe 15 u plagosën gjatë përleshjeve në kufi me Turkmenistanin.

Mirëpo, njoftohet se ende nuk dihet për fatin e disa dhjetra ushtarëve tjerë të përfshirë në përleshje.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Qais Mangal tha se pas ofensivës së talibanëve, qeveria ka dërguar përforcime ushtarake, përfshirë ato ajrore, në rajonin Bala Murghab.

Ndërkohë talibanët përmes zëdhënësit, Qari Yousof Ahmadi konfirmuan se grupi militant qëndron prapa sulmeve dhe se kanë rrëmbyer 28 ushtarë afganë.

Ofensiva e militantëve talibanë vjen në kohën kur negociatorët talibanë dhe ata të Shteteve të Bashkuara po zhvillojnë bisedimet e paqës në Katar. Bisedimet po mbahen në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit 18 vjeçar në Afganistan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...