Shkon në 49 numri i të vdekurve nga sulmi në Zelandë të Re - Bota Sot
Shkon në 49 numri i të vdekurve nga sulmi në Zelandë të Re

Bota

Shkon në 49 numri i të vdekurve nga sulmi në Zelandë të Re

Më: 15 mars 2019 Në ora: 08:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar)- Komisioneri i Policisë në Zelandë të Re, Mike Bush ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në dy xhami ka arritur në 49. Sipas tij, 41 prej tyre u vranë në xhaminë e Deans Avenue, derisa tetë të tjerët në xhaminë tjetër.

Bush tha se ky akt llogaritet si masakra më e madhe në historinë e këtij vendi në 30 vitet e fundit, kur një burrë me emrin David Gray mbyti 13 persona në një sulm.

Aktualisht në spitalin e Christchurcht po trajtohen 48 pacientë me plagë nga arma e zjarrit.

Ndryshe, Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e ka përshkruar incidentin si sulm terrorist dhe si një nga “ditët më të errrëta” të vendit.

Në ndërkohë, zëdhënësi i Policisë ka njoftuar se për këtë rast tre burra dhe një grua janë në paraburgim derisa ka paralajmëruar se shumë të dyshuar të tjerë mund të jenë akoma të lirë.

Dëshmitarët u kanë thënë mediave lokale se kur kanë ndodhur të shtënat kanë vrapuar që të shpëtojnë jetët e tyre derisa kanë parë edhe njerëz të përgjakur në afërsit të xhamisë Al Noor.

Autoritetet kanë këshilluar që të gjitha xhamitë në qytet të mbyllen deri në një njoftim tjetër duke thënë se ky ishte një akt i pashembullt i dhunës.

***

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka thënë se 40 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në dy xhami në qytetin, Kristçërç.

Ajo e ka përshkruar këtë ngjarje si sulm terrorist dhe një nga “ditët më të rënda” për këtë vend.

Ajo ka thënë se katër persona tani janë në mbajtje, të cilët dyshohet se kanë pikëpamje ekstremiste.

Komisionari policor, Mike Bush, mirëpo ka paralajmëruar se të dyshuarit e tjerë mund të jenë në arrati.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë se një nga të arrestuarit është qytetar australian.

Ai e ka përshkruar të dyshuarin e sulmit si “terrorist të dhunshëm të ekstremit të djathtë”.

I dyshuari australian besohet të ketë publikuar një manifest, në të cilin ka bërë të ditura qëllimet e tij, të bazuara në ideologji anti-imigrante dhe të ekstremit të djathtë.

Ai po ashtu duket se ka publikuar disa video në rrjetin social, Facebook, derisa ka kryer sulmin në xhami.

Policia i ka bërë thirrje publikut që të mos shpërndarjë këto pamje “jashtëzakonisht shqetësuese”.

Rrjeti social, Facebook ka thënë se ka bllokuar llogaritë e sulmuesit në dyshuar në Facebook dhe Instagram dhe se është duke punuar që të largojë të gjitha pamjet që kanë rrjedhur nga ai postim.

Dëshmitarët u kanë thënë mediave lokale se kanë vrapuar kur kanë parë njerëz që janë përgjakur jashtë xhamisë, Al Noor.

Një burrë ka thënë të ketë qenë në xhaminë Al Noor dhe ka përshkruar sulmuesin si njeri të bardhë, që ka pasur të veshur një jelek antiplumb.

Ai ka thënë se ky person ka nisur sulmin në xhami, derisa besimtarët kanë qenë duke u lutur.

“Ai ka pasur armë të madhe, ai ka ardhur, ka nisur sulmin ndaj secilit në xhami, gjithandej”, ka thënë Ahmad Al-Mahmoud. Ai ka thënë se bashkë me shumë persona të tjerë kanë ikur përmes një xhami të thyer.

Një xhami e dytë në lagjen Lajnvud, është evakuuar derisa komisionari Bush ka thënë se dhjetëra viktima janë raportuar në të dyja vendet.

Autoritetet kanë këshilluar për mbylljen e të gjitha xhamive deri në njoftimin e radhës, duke thënë se ngjarja e së premtes ka qenë e pashembullt.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...