Dëshmitari tregon si ndodhi sulmi terrorist në Zelandë

Bota

Dëshmitari tregon si ndodhi sulmi terrorist në Zelandë

Më: 15 mars 2019 Në ora: 08:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazetari i Zelandës së Re të “Herald”  Kurt Bayer i tha BBC-së se të mbijetuarit e sulmit i kishin treguar se si ata iknin nga xhamia e “Al Noor” përmes një dritareje në pjesën e pasme të ndërtesës dhe pastaj u fshehën pas automjeteve në park.

Ata i thanë atij se më vonë e panë atë dhe mendonin se ishin rreth 30 trupa të vdekur si dhe shumë të plagosur brenda dhe para xhamisë.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e ka përshkruar incidentin si sulm terrorist dhe si një nga “ditët më të errrëta” të vendit.

Ajo ka konfirmuar se 40 persona janë vrarë dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur në sulmet ndaj dy xhamive në Christchurch.

Në ndërkohë, zëdhënësi i Policisë ka njoftuar se për këtë rast tre burra dhe një grua janë në paraburgim derisa ka paralajmëruar se shumë të dyshuar të tjerë mund të jenë akoma të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat