Të paktën 49 persona u vranë dhe 48 të tjerë u plagosën nga sulmi terrorist që ndodhi në dy xhami në Zelandën e Re.
Brenton Tarrant, raportohet të jetë i dyshuari i këtij akti terrorist, i cili filmoi tërë ngjarjen.
Ai ka filmuar vetën duke shtënë me armë mbi myslimanët të cilët po falnin namazin e së premtes.
Ai u arrestua nga Policia, ndërsa ka njoftuar se deri më tani ka arrestuar katër persona, tre meshkuj dhe një femër, derisa dyshon se ka ende të përfshirë që janë të lirë.