Rrëfimi i një të mbijetuari të masakrës në Zelandë të Re: Lutesha që t’i mbaronin plumbat - Bota Sot
Rrëfimi i një të mbijetuari të masakrës në Zelandë të Re: Lutesha që t’i mbaronin plumbat

Bota

Rrëfimi i një të mbijetuari të masakrës në Zelandë të Re: Lutesha që t’i mbaronin plumbat

Më: 15 mars 2019 Në ora: 12:36
Dëshmitari

Një i mbijetuar, i cili ka kërkuar që të mbetej anonim, ka rrëfyer për agjencinë britanike të lajmeve “BBC” tmerrin që ka përjetuar si i ngujuar në njërën prej xhamive në Christchurch të Zelandës së Re, ku sulmuesi i armatosur la 49 të vdekur.

Me rrobat të gjakosura ngado, ai tha ta ketë parë sulmuesin tek e qëllonte një qytetar në gjoks.

“Lutesha të mbetej pa plumba”, ka thënë dëshmitari, i cili po e falte xhumanë në njërën prej dy xhamive të sulmuara në Zelandën e Re.

“Ajo që bëra ishte thjeshtë të prisja dhe të lutesha, Zot të lutem, bëje që ky njeri të mbetet më pa plumba”, ka thënë ai. Dëshmitari tha po ashtu se sulmuesi e mori në shënjestër dhomën e lutjeve për burrat dhe më pas kaloi në pjesën e ndarë për gratë.

Qeveria zelandeze e ka cilësuar sulmin e së premtes si akt terrorist të ndërmarrë nga burri i armatosur që bëri kërdi ndaj besimtarëve të pafajshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...