Rrëfimi i të mbijetuarit të masakrës: Një djalë i ri arriti t’ia merr pushkën sulmuesit, por nuk diti ta përdorë

Bota

Rrëfimi i të mbijetuarit të masakrës: Një djalë i ri arriti t’ia merr pushkën sulmuesit, por nuk diti ta përdorë

Më: 15 mars 2019 Në ora: 15:06
Sajed Mazharudin

Njëri nga të mbijetuarit e masakrës në xhaminë Al Noor në Christchurch të Zelandës së Re, Sajed Mazharudin, e ka përshkruar situatën e jashtëzakonshme, kur një besimtar është munduar të konfrontohet me sulmuesin.

“Një burrë me dy pushkë automatike u fut brenda dhe filloi t’i qëllojë të gjithë – gra e fëmijë. Por, një djalë i ri që e mirëmban xhaminë dhe ndihmon imamin, e shfrytëzoi një moment shpërqendrimi të sulmuesit të cilin e sulmoi dhe arriti t’ia merr pushkën. Deshi ta ndjekë, por nuk e dinte se si duhet qëlluar me armë, nuk e gjente këmbëzën. Këtë dobësi të tij e shfrytëzoi sulmuesi që u arratis dhe jashtë e prisnin me veturë të tjerët”, ka deklaruar Mazharudin.

I mbijetuari tjetër i identifikuar si Halid al Nobani, gjithashtu ka konfirmuar se kishte parë të riun duke tentuar t’ia rrëmbej armën sulmuesit, megjithatë ai pretendon se ky i ri është ekzekutuar menjëherë.

E Mazharudin, thotë se ka parë sulmuesin duke vrarë një burrë në prezencë të tre fëmijëve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat