Tragjedia në Zelandë të Re, zhduket një fëmijë që ishte në xhami në kohën e sulmit terrorist

Bota

Tragjedia në Zelandë të Re, zhduket një fëmijë që ishte në xhami në kohën e sulmit terrorist

Më: 15 mars 2019 Në ora: 23:27
Mucad Ibrahim nga Zelanda e Re

Tre vjeçari, Mucad Ibrahim nga Zelanda e Re është zhdukur pas sulmit terrorist në dy xhamitë gjatë ditës së sotme, shkruan Daily Mail.

Mucad ishte së bashku me babin e tij dhe vëllain në xhami kur ndodhi sulmi. Babai dhe vëllai bën sikur kishin vdekur duke i shpëtuar sulmit, kurse tre vjeçari nuk dihet se ku u zhduk.

“Unë dola aq shpejtë sikur të gjithë që po nguteshin. Nuk kam qenë asnjëherë kaq i frikësuar në jetën time” u shprehë Abdi, vëllai i Mucadas.

Familja e Mucad ka kërkuar ndihmë që të gjendet tre vjeçari.

Nga tragjedia në Zelandë të Re kanë mbetur të vdekur 49 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat