Vjen një tjetër lajm i rëndë nga Zelanda e Re - Bota Sot
Vjen një tjetër lajm i rëndë nga Zelanda e Re

Bota

Vjen një tjetër lajm i rëndë nga Zelanda e Re

Më: 15 mars 2019 Në ora: 23:55
Naeem Rashid

Ka shkuar në 50 numri i viktimave që kanë humbur jetën në masakrën e sotme në Zelandë të Re.

Siç raporton Dailymail, plagëve nuk ka mundur t’u mbijetojë heroi i masakrës së sotme, i cili u mundua ta ndal sulmuesin monstruoz.

Naeem Rashid ka vdekur pasi ai u përpoq të luftojë me sulmuesin në xhaminë në Christchuch, pasi zbuloi se djali i tij ishte gjithashtu viktimë e të shtënave të tmerrshme.

Rashid u përpoq të mposhtte 28-vjeçari australian Brenton Tarrant, gjatë të shtënave, por u plagos rëndë, i cili u dërgua në spital, por që vdiq më vonë.

Më masakrën e sotme Rashid humbi djalin 21-vjeçar, Talha dhe po ashtu u vranë edhe vëllai dhe nipi i tij.

Rashid ishte nga një qytet i Pakistanit, ku punonte në një bankë private, përpara se të shkonte në Christchurch për të punuar si mësues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...