U kap në flagrancë, dënohet për spiunazh ish-ushtaraku amerikan

Bota

U kap në flagrancë, dënohet për spiunazh ish-ushtaraku amerikan

Më: 16 mars 2019 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Një ish-agjent i shërbimit sekret ushtarak amerikan u shpall fajtor me akuzën për spiunazh në favor të Pekinit, bëhet e ditur në një deklaratë të Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Ron Rockwell Hansen, 58-vjeç, u arrestua në flagrancë më 4 qershor, rrugës për në aeroportin e Seattle nga ku do të nisej për në Kinë me dokumente të klasifikuara sekrete në fushën e mbrojtjes.

Hansen, i cili kishte dalë në pension nga ushtria amerikane, fliste rrjedhshëm gjuhën mandarinë dhe atë ruse, pranoi se ishte kontaktuar në 2014 nga agjentë të shërbimit sekret kinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat