I mbijetuari i masakrës: Kam shumë dhimbje, ju lutem lutuni për mua dhe vajzën

Bota

I mbijetuari i masakrës: Kam shumë dhimbje, ju lutem lutuni për mua dhe vajzën

Më: 17 mars 2019 Në ora: 10:26
Wasseim Alsati

Një burrë i plagosur në sulmin terrorist të Zelandës së Re ka postuar një video prekëse në mediat sociale, ku ju kërkon njerëzve që të luten për të dhe vajzën e tij.

Vajza ndodhet në spital, e plagosur rëndë.

Wasseim Alsati, i cili u transferua në Zelandën e Re nga Jordania pesë vjet më parë duke shpresuar për një jetë më të mirë për familjen e tij, i kërkoi të gjithë të luteshin për vajzën e tij pesëvjeçare në video.

Alsati u qëllua tri herë në sulmin në të cilin humbën jetën 50 persona të pafajshëm gjatë faljes së namazit më 15 mars. Vajza e tij, Allen u qëllua nga terroristi më shumë se një herë.

Bashkë me videon, Alsati shkruante:

Kam shumë dhimbje sot… Me ka qëlluar tre herë. Ju lutem lutuni për mua dhe vajzën time. Nuk ju përgjigjem dot të gjithave mesazheve. Faleminderit për mirëkuptimin.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat