Iranianët i reagojnë BBC-së pse s’e quajti sulm terrorist vrasjen e 49 njerëzve në Zelandë të Re

Bota

Iranianët i reagojnë BBC-së pse s’e quajti sulm terrorist vrasjen e 49 njerëzve në Zelandë të Re

Më: 17 mars 2019 Në ora: 11:26
Zelandë e Re

Disa gazetarë kanë bërë një reagim lidhur me raportimet e disa medieve të njohura botërore për sulmin terrorist në Zelandën e Re. Sipas tyre, “BBC”, “Daily Mirror” dhe gazetat kryesore franceze e kanë shmangur përdorimin e fjalës “terrorizëm” për këtë rast, ndërsa e kanë përdorur atë në rastet kur ka pasur sulme në vendet perëndimore.

Për masakrën në Zelandën e Re, ku humbën jetën 49 myslimanë,  “BBC” nuk e përdori termin “sulm terrorist”, ndërsa “Daily Mirror” për terroristin publikoi fotografi të fëmijërisë dhe e quajti “fëmijë engjëll”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Disa nga mediet britanike në lidhje me sulmin terrorist që kishte në objektiv dy xhami në Zelandën e Re, preferuan të përdorin në lajmet e tyre një gjuhë ndryshe në krahasim me sulmet terroriste që ndodhën në Evropë.

Ish-redaktori i BBC-së, Rifat Jawaid, ka reaguar duke thënë: “Si një ish-redaktor i BBC-së, unë jam tepër i zhgënjyer me publikimet tuaja të njëanshme në mënyrë të verbuar. Derisa kryeministrat e Australisë dhe Zelandës së Re i cilësojnë sulmet si një sulm terrorist, ky për televizionin dhe redaktorët tuaj është vetëm një sulm në xhami! E turpshme”.

Njëjtë edhe shtypi francez nuk ka theksuar termin “terrorizëm” ku gazetat më kryesore në vend kanë përdorur termin “terrorizëm” në lidhje me sulmet e kryera në Francë, por ato janë shmangur në përdorimin e kësaj shprehjeje në lajmet e tyre për Zelandën e Re.

Gazeta “Le Figaro”, e cila e cilësoi si sulm terrorist sulmin që ndodhi në Paris më 13 nëntor 2015, ku humbën jetën 130 persona, nuk e ka parë si sulm terrorist masakrën e cila kishte në objektiv myslimanët në xhami, shkruan “Anadalu Agancy”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat