Plaçkit gruan në bankomat, por nuk ia merr paratë kur pa bilancin e saj - Bota Sot
Plaçkit gruan në bankomat, por nuk ia merr paratë kur pa bilancin e saj

Bota

Plaçkit gruan në bankomat, por nuk ia merr paratë kur pa bilancin e saj

Më: 17 mars 2019 Në ora: 19:38

Në rrjetet sociale, u shfaq një pamje nga një qytet kinez Hejuan, duke treguar hajdutin që donte të plaçkitë një grua në bankomat.

Ai i kërkoi të dorëzonte të gjitha paratë, dhe kur ajo i dha vetëm 2500 juanë (rreth 20 euro), hajduti i kërkoi të nxirrte të gjitha paratë nga llogaria.

Gruaja e tmerruar i tregoi bilancin e llogarisë, dhe kur pa se ajo kishte vetëm paratë që ia kishte marrë, hajduti ia ktheu ato dhe u largua.

Megjithëse shumë e quajtën "një hajdut me zemër" dhe "hajdut i mirë", policia kineze shumë shpejt e arrestoi

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...