Fytyrat e viktimave nga sulmi terrorist në Zelandën e Re

Bota

Fytyrat e viktimave nga sulmi terrorist në Zelandën e Re

Më: 17 mars 2019 Në ora: 23:35
Fytyrat e viktimave

Zbulohen detaje të reja pas tri ditësh nga sulmi terrorist në Zelandën e Re, i cili la 50 besimtarë myslimanë të vdekur.

Nga sulmi i terroristit, të identifikuar si Brenton Tarrant, e kanë pësuar disa njerëz të pafajshëm duke përfshirë fëmijët, një pilot student, një inxhinier dizajni dhe një punonjës shëndetësor.

Që nga e hëna në mëngjes, vetëm një person mbeti i humbur dhe 49 viktima të mbetura arritën të identifikoheshin.

Këtu përfshihen Junaid Ismail, 36 vjeç, i cili la pas një grua, tre fëmijë të vegjël dhe nënën e tij.

Një tjetër, Ansi Alibava, 25 vjeç, priste me padurim ceremoninë e diplomimit nga magjistratura në maj, ndërsa Hussein Al-Umari, 36 vjeç, ishte i rregullt në xhaminë Masjid Al Noor.

Katër-vjeçari Abdullahi Dirie ishte gjithashtu në mesin e të vdekurve, së bashku me babain e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat