Nisin bisedimet për parandalimin e garës së armatimeve hapësinore

Bota

Nisin bisedimet për parandalimin e garës së armatimeve hapësinore

Më: 18 mars 2019 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Kanë filluar sot bisedimet në OKB në Gjenevë për të parandaluar militarizimin e hapësirës, ku pati një mungesë të dukshme konsensusi, pasi vendet Perëndimore e bënë të qartë dhe nuk ndajnë vizionin e Rusisë dhe Kinës në lidhje me rregullat detyruese.

Në vitin 2008, Moska dhe Pekini kishin propozuar një traktat për të ndaluar çdo armë në orbitën e Tokës dhe përtej, si dhe sulmet kundër objekteve hapësinore.

“Siguria e hapësirës është nën kërcënim”, deklaroi një zyrtar amerikan.

Megjithatë ai shtoi se “masat mbi baza vullnetare dhe jo detyruese do të ishin më efektive se sa një pakt detyruese”./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat