Isis thyen heshtjen e gjatë: Kërkon hakmarrje për terrorizmin në Zelandë të Re

Bota

Isis thyen heshtjen e gjatë: Kërkon hakmarrje për terrorizmin në Zelandë të Re

Më: 19 mars 2019 Në ora: 14:51
Isis

Isisi iu ka bërë thirrje ndjekësve të saj që të kundërpërgjigjen për sulmin terrorist kundër myslimanëve që ndodhi javën e kaluar në Zelandë të Re, në një mesazh të rrallë nga një prej figurave kryesore.

Zëdhënësi i grupit terrorist, Abu Hassan al-Muhajir, theu heshtjen gjashtë mujore për t’i bërë thirrje mbështetësve të ISIS-it që të “hakmerren për fenë e tyre” në një incizim 44 minutësh.

“Kjo masakër në këto dy xhami nuk është më shumë se një tragjedi tjetër mes tragjedive të së kaluarës dhe atyre që do të vijnë,” tha ai.

“Skenat e vdekjes në dy xhamitë mjaftojnë që të prishim gjumin dhe të nxisim mbështetësit e kalifatit që jetojnë atje, që të hakmerren për besimin e tyre, që po vriten gjithandej në botë.”

Sulmi në Christchurch të Zelandës së Re, la të vdekur 50 njerëz në dy xhami gjatë faljeve të xhumasë. I dyshuari kryesor është një australian 28 vjeçar, që në manifestin e tij u vetëquajt nacionalist i bardhë që donte të hakmerrej për sulmet në Evropë nga myslimanët.

Isisi në vazhdimësi ka përdorur një argument të tillë para mbështetësve se myslimanët dhe jomyslimanët nuk mund të jetojnë bashkë, dhe i ka përdorur sulmet terroriste si ky që të përhap propagandën e saj.

Mbështetësit e Isis-it kanë pretenduar se do të hakmerren për vrasjet në Siri dhe Irak, ndërsa terroristët e së djathtës ekstreme kanë pasur të njëjtin pretendim për viktimat e shkaktuara nga sulmet terroriste të Isis-it.

Shërbimet e sigurisë frikësohen nga një “efekt domino” të mizorive, pasi njëra argumentueshëm shkakton tjetrën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat