Qytetet më të shtrenjta: Në Paris prerja e flokëve të grave kushton 119 dollarë - Bota Sot
Qytetet më të shtrenjta: Në Paris prerja e flokëve të grave kushton 119 dollarë

Bota

Qytetet më të shtrenjta: Në Paris prerja e flokëve të grave kushton 119 dollarë

Më: 19 mars 2019 Në ora: 19:56
Ilustrim

Qytetet më të shtrenjta në botë janë Parisi, Hong Kongu dhe Singapori, të cilët renditen në krye të listës sipas revistës Economist.

Sipas kostos së jetesës në 133 qytete anembanë botës, këto tre qytete ndajnë pozicionin e parë, hera e parë në një histori 30-vjeçare të sondazheve të kryera nga Economist.

Studimi krahason çmimet e ushqimeve të përditshme, të tilla si buka, pastaj vëzhgon nëse çmimet janë rritur ose janë zvogëluar dhe krahasohen me koston e jetesës në Nju Jork, e cila përdoret si vlerë reference.

Që nga viti 2003, Paris ka qenë ndër dhjetë qytete më të shtrenjta dhe është "jashtëzakonisht i shtrenjtë" për jetën, sipas BBC.

Çmimi mesatar i një prerjes së flokëve të grave në Paris kushton 119.04 dollarë, krahasuar me 73.97 dollarë në Cyrih dhe 53.46 dollarë në Osaka të Japonisë.

Qytetet evropiane kanë koston më të lartë të amvisërisë, kujdesit personal, rekreacion dhe argëtim, dhe Parisi është në këto kategori një përfaqësues i mirë, shkruan revista.

Në listën e qyteteve më të shtrenjta botërore pas Singaporit, Parisit dhe Hong Kongut janë edhe Cyrihu, Gjeneva, Seuli, Kopenhaga, Osaka, Seuli, Nju Jorku, Tel Avivi dhe Los Anxhelosi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...