Vëllezërit e përdhunojnë dhe e mbysin motrën e tyre 12 vjeçare

Bota

Vëllezërit e përdhunojnë dhe e mbysin motrën e tyre 12 vjeçare

Më: 20 mars 2019 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Dy vëllezër janë arrestuar në Indi, pasi dhunuan motrën e tyre 12 vjeçare, e cila më pas u pre me drapër, thonë policia atje.

Axha i vajzës, 40 vjeç, është arrestuar gjithashtu përderisa policia tani po e kërkojnë vëllain më të madh, pasi trupi i vajzës u gjet në shtetin qendror të Madhya Pradesh javën e kaluar.

Policia të tronditur nga ky rast thonë se rasti është aq i rëndë, sa që të gjithë avokatët po refuzojnë t’i përfaqësojnë të akuzuarit në rast – rasti më i fundit që po shkund Indinë.

India ka raste rekorde të përdhunimit të të miturve, me më shumë se 36,000 raste të raportuara në vitin 2016, thuhet sipas të dhënave të dala nga qeveria.

Image
Image

Një komitet i OKB-së mbi të drejtat e fëmijëve më 2014, tha se një në tre viktimat e përdhunimit në Indi janë të mitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat