“Shtëpia e urrejtjes”, në lagjen e qetë ku terroristi shkroi manifestin e sulmeve në xhami

Bota

“Shtëpia e urrejtjes”, në lagjen e qetë ku terroristi shkroi manifestin e sulmeve në xhami

Më: 20 mars 2019 Në ora: 12:44
Brenton Tarrant jetonte në Dunedin

Brenton Tarrant jetonte në Dunedin, një qytet 5 orë larg me makinë nga Christchurch. Shtëpia që kishte marrë me qira ishte në një lagje të qetë dhe, vetëm ideja se sulmi i urrejtjes ishte planifikuar pikërisht aty ka tronditur të gjithë qytetin, duke e zhytur në një mjegull tensioni të cilën nuk e kishte njohur më parë.

“Me sa kemi mësuar, agresori ka pasur fillimisht ndërmend të shënjestronte xhaminë këtu në Dunedin”, tha kryebashkiaku Dave Cull, e kjo sipas tij nuk ka tronditur vetëm komunitetin mysliman atje, por i ka traumatizuar të gjithë.

50 janë viktimat e gjestit ekstrem të një njeriu, që ndërpreu në mes në mënyrën më absurde jetët e njerëzve të mbledhur së bashku për një akt paqësor, lutjen.

Të mërkurën u zhvilluan funeralet e para, ato të dy sirianëve at e bir, të cilët kishin mbërritur mes shumë mundimeve në Zelandën e Re, me ëndrrën e madhe të një jete më të mirë.

Kryeministrja neozelandeze, Jacinda Ardern bëri thirrje për një luftë globale për çrrënjosjen e ideologjisë raciste të ekstremit të djathtë.

“Duhet ta zhdukim aty ku ajo ekziston dhe të sigurohemi që të mos krijojmë kurrë një mjedis ku mund të lulëzojë”, ishte komenti i shefes së ekzekutivit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat