Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së uron festën e Sulltan Nevruzit - Bota Sot
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së uron festën e Sulltan Nevruzit

Bota

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së uron festën e Sulltan Nevruzit

Më: 21 mars 2019 Në ora: 17:29
Antonio Guterres,

“Për të gjithë ata që festojnë këtë ditë, Nevruzi është nisja e një dite të re, viti të ri, pranvere të re dhe ringjalle e natyrës”.

“Kjo ditë për të gjithë ne është një mundësi për të ringjallur vullnetin për të ndërtuar një botë akoma më të mirë. Gëzuar Nevruzin”.

Në vitin 2009, festa e Nevruzit si një traditë kulturore që ndiqet nga shumë vende të botës, është regjistruar në listën e trashëgimive kulturore botërore.

Në 2010, kjo festë është organizuar në formë të përbashkët në selinë e OKB-së në Nju Jork me propozimin e vendeve si Irani, Azerbajxhani, Afganistani, India, Kazakistani, Kirgizistani, Taxhikistani, dhe është quajtur Dita Botërore e Nevruzit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...