Zelanda e Re kujton viktimat e sulmit në xhami

Bota

Zelanda e Re kujton viktimat e sulmit në xhami

Më: 22 mars 2019 Në ora: 10:39
Kristçërç, Zelandë e Re

Qytetarë të Zelandës së Re iu bashkuan faljes së Xhumasë në qytetin Kristçërç, në kujtim të 50 njerëzve të vrarë nga të shtënat në dy xhami, të premten e kaluar.

Në mesin e të tubuarve ishte edhe kryeministrja Jacinda Ardern.

"Zelanda e Re mban zi me ju. Ne jemi një", tha ajo.

Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç, i vetëpërshkruar si supremacist i bardhë, u akuzua për vrasjet në xhami.

Ai do të paraqitet në gjykatë më 5 prill.

Kryeministrja Ardern mori vendim këtë javë që Zelanda e Re t'i ndalojë të gjitha llojet e armëve gjysmë-automatike dhe pushkët me shënjestrim.

"Historia jonë ndryshoi përgjithmonë. Tani, edhe ligjet tona do të ndryshojnë", tha Ardern.

Sulmuesi i xhamive e ka transmetuar drejtpërdrejt në Facebook aktin e tij.

Të martën, Facebook tha se videoja e sulmuesit është shikuar më pak se 200 herë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë dhe rreth 4,000 herë përpara se është hequr nga Facebook-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat