Princi Çarls në Kubë, një vizitë e pazakontë në ishull - Bota Sot
Princi Çarls në Kubë, një vizitë e pazakontë në ishull

Bota

Princi Çarls në Kubë, një vizitë e pazakontë në ishull

Më: 22 mars 2019 Në ora: 16:06
Princi Çarls

Princi Çarls dhe bashkëshortja e tij Kamila do të nisin të dielën në Kubë vizitën e parë zytare të një anëtari të familjes mbretërore britanike në ishull, në një moment kur ky i fundit por përballet me një ashpërsim të sanksioneve amerikane, mjaft i interesuar për investime të huaja.

Çifti do të mbërrijë në Havanë rreth orës 17:00 (21:00 GMT) si pjesë e turit të tyre në Karaibe dhe do të qëndrojë në kryeqytet deri të mërkurën.

“Kjo vizitë ka një simbolë të veçantë pasi asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk ka udhëtuar në Kubë që prej revolucionit të 1959 i udhëhequr nga Fidel Kastros (1926-2016)”, sqaron për median Paul Webster Hare, ish-ambasadori britanik dhe pedagog në Universitetin e Bostonit. Më parë duka i Windsor kishte kryer një vizitë private në mesin e viteve 1950.

Vizitat mbretërore konsiderohen si pjesë e diplomacisë në sistemin britanik. Kjo është një mënyrë e vlefshme për të dërguar mesazhe, për të patur kontrakte dhe avancuar në negociatat diplomatike’’, siguroi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...