Erdogan: Grupet e ekstremit të djathtë, terroristë njësoj si xhihadistët

Bota

Erdogan: Grupet e ekstremit të djathtë, terroristë njësoj si xhihadistët

Më: 22 mars 2019 Në ora: 17:01
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Udhëheqësi turk kërkon nga Perëndimi që të bëjë më shumë kundër ndjenjave antimyslimane. Gjatë një takimi të ministrave nga Organizata për Bashkëpunimin Islamik në Stamboll, Erdogan tha:

“Në këto kohë po përballemi me një valë të gjerë islamofobie dhe urrejtjeje ndaj myslimanëve. Ndërkohë grupet e ekstremit të djathtë duhen trajtuar si terroristë, njësoj me xhihadistët e Shtetit Islamik.”

Kujtojmë se më 15 mars, australiani Brenton Tarrant vrau 50 njerëz në dy xhami në Zelandën e Re. Ai transmetoi live sulmin, teksa kishte përhapur në rrjete sociale edhe manifestin e tij kundër myslimanëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat