Australia goditet nga ciklonet dhe shiu i madh

Bota

Australia goditet nga ciklonet dhe shiu i madh

Më: 23 mars 2019 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Një ciklon i fuqishëm e ka goditur pjesën veriore të Australisë, duke sjellur erëra me shpejtësi prej 250 kilometrash në orë dhe reshje të mëdha të shiut.

Raportohet se ky ciklon ka shkaktuar edhe rrëshqitje të dheut, ndërsa zyrtarët e kanë shpallur gjendjen emergjente dhe e kanë kategorizuar këtë ciklon si stuhi të shkallës së katërt.

Një stuhi tjetër, e quajtur Cikloni Veronica, pritet ta përfshijë pjesën perëndimore të Australisë.

Mijëra australianë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për t’u mbrojtur nga këto dy ciklone me fuqi shkatërruese.

Pritet që rajonet veriore dhe perëndimore të goditen nga erërat e fuqishme, ndërsa reshjet e mëdha të shiut dhe valët e larta të detit besohet se do të shkaktojnë vërshime të mëdha.

Kjo është vetëm hera e dytë në historinë e Australisë që dy ciklone pritet ta godasin vendin në të njëjtën kohë.

“Ekzistojnë shqetësimet se mund të ketë vërshime”, tha zyrtari për operacione emergjente, Michael Hebb. Pritet që kjo stuhi brenda pak ditësh të sjellë reshje shiu që zakonisht bien për një vit të tërë, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat