Rihapen xhamitë në Zelandën e Re - Bota Sot
Rihapen xhamitë në Zelandën e Re

Bota

Rihapen xhamitë në Zelandën e Re

Më: 23 mars 2019 Në ora: 16:44
Zelandë e Re

Pak më shumë se një javë pas sulmit terrorist në Christchurch të Zelandës së Re, dy xhamitë që ishin objekt i sulmit, janë rihapur.

Të shtunën, në xhaminë Al Noor ku u vranë 40 nga 50 viktimat, kishte shumë pak tregues fizikë të ngjarjes tragjike.

Gjurmët e plumbave ishin mbuluar nga boja dhe suvatimi dhe dritare të reja kishin zëvendësuar ato që ishin shkatërruar nga besimtarët që përpiqeshin t’i shpëtonin sulmit të nacionalistit të bardhë 28 vjeçar australian.

Mes vizitorëve në xhami ishin të mbijetuar të sulmit dhe njerëz që i njihnin viktimat.

Më herët të shtunën në Christchurch, u mbajt një Marshim për Jetën me njerëz që ecnin kryesisht në heshtje. Në një nga shenjat që mbanin demonstruesit, lexohej “Myslimanët të mirëpritur. Racistët jo”. Të premten u mbajt një funeral në masë për 26 nga viktimat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...