Sonte publikohet raporti i Prokurorisë Amerikane: A do të dalë Trumpi agjent i Rusisë? - Bota Sot
Sonte publikohet raporti i Prokurorisë Amerikane: A do të dalë Trumpi agjent i Rusisë?

Bota

Sonte publikohet raporti i Prokurorisë Amerikane: A do të dalë Trumpi agjent i Rusisë?

Më: 23 mars 2019 Në ora: 18:03
Putin dhe Trump

Prokurori i Përgjithshëm thotë se mundohet që sonte t’i bëj publike “rreshtat kryesorë” të gjetjeve të raportit Muller.

“Prokurori i Përgjithshëm do që t’i publikojë ato sonte” tha një burim i Fox News-it brenda Prokurorisë së Përgjithshme.

Sipas burimeve të brendshme, thuhet se me shumë gjasa kryetitujt e raportit do të bëhen publike sot gjatë orës 15:00 deri në orën 17:00, me orën lokale në Amerikë.

Prokurori Barr njoftoi udhëheqësit e kongresit përmes një letre se gjetjet e hetimit të Mullerit do t’i dorëzohen atyre jo më larg se ky vikend.

Fox News-it i është thënë se ai nuk do t’i njoftojë avokatët personal të Trumpit mbi hapat që do të merren në vazhdim, dhe do që avokatët e Trumpit të njoftohen në të njëjtën kohë që njoftohet edhe publiku.

Ndërkohë Partia Demokratike pritet sot që të mbajë një konferencë për media në orën 15:00, me orën lokale të Amerikës Lindore. Kjo konferencë me gjasë do të mbahet për të diskutuar për hapat që do të merren më tutje nga partia. Në këtë konferencë do të flas Kongresmeni nga New Yorku, Hakeem Jeffries.

Sot gjatë ditës ka senatori Demokrat, Chris Coons, deklaroi “ky është fundi i fillimit, dhe jo fillimi i fundit”, raporton Fox News

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...