Dalin detaje të reja për raportet e Princeshës Diana dhe Princit Charles në ditët e fundit të martesës - Bota Sot
Dalin detaje të reja për raportet e Princeshës Diana dhe Princit Charles në ditët e fundit të martesës

Bota

Dalin detaje të reja për raportet e Princeshës Diana dhe Princit Charles në ditët e fundit të martesës

Më: 23 mars 2019 Në ora: 19:01
Princesha Diana dhe Princi Charles

Janë bërë shumë dokumentare mbi jetën e Princeshës Diana dhe shumë gjëra janë kuptuar mbi jetën dhe vdekjen e saj. Por asnjëherë nuk është ditur se si kanë qenë raportet mes Princeshës dhe Princit në ditët e tyre të fundit të martesës.

“Ata kanë qarë së bashku në ditën që u nënshkrua divorci” citohet në dokumentarin më të ri të përgatitur nga Channel 5.

Ingrid Seward, editorja e Revistës Mbretërore, tregon informacionet që ajo ka lidhur me raportin mes tyre.

“Diana më tha diçka shumë interesante, Në ditën që ata u divorcuan, ajo dhe Charlesi u ulën së bashku në divan dhe filluan të qanin në krahët e njëri tjetrit” vazhdoi ajo.

“Ishte një ndarje e tmerrshme, por në kohën që divorci tashmë përfundoi, ata ishin në gjendje më të mirë”

Kjo na bën të mendojmë se Charles dhe Diana, i përfunduan gjërat në kushte shumë më të mira, se ç ‘mund të kishin menduar të tjerët.

Princi Charles dhe Princesha Diana, zyrtarizuan divorcin e tyre më 24 Gusht, 1996.

Gjithashtu ky dokumentar tregon se Diana në fakt nuk ka dashur divorc, por ka kërkuar që ata përkohësisht të ndahen nga njëri-tjetri.

Pretendohet gjithashtu se Princesha Diana, ndihej e kërcënuar nga Camilla, tani Dukesha e Kornwallit, dhe gruaja e Princit Charles.

Me fillim të fejesës së tyre, Diana kishte dyshuar që diçka nuk po shkonte siç duhet mes saj dhe dhëndrit të ardhshëm.

“Është thënë që në kohën e martesës, Charles nuk takohej me Camillën, por Diana ishte e bindur se ai në fakt takohej me të, dhe kjo ishte frika e saj më e madhe” shtoi Seward.

Në fakt edhe siç është thënë disa her në publik, gjatë një feste në vitin 1989, Diana i kishte thënë Camillës “Mos mendo se jam budalla”.

Camilla ia kishte kthyer “Ti ke dy fëmijë të mrekullueshëm, çfarë do tjetër?” dhe Diana ia kishte kthyer “Burrin tim”

Kujtojmë se Princesha Diana ndërroi jetë pas një aksidenti gjatë Gushtit të vitit 1997. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...