Kryeministrja e Zelandës së Re vendoset në “Burj Khalifa”

Bota

Kryeministrja e Zelandës së Re vendoset në “Burj Khalifa”

Më: 23 mars 2019 Në ora: 22:26

Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe ka lavdëruar kryeministrin e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, për mbështetjen e saj ndaj komunitetit mysliman pas sulmeve në dy xhami që ndodhën javën e kaluar në Zelandë të Re.

“Zelanda e Re sot hesht në nder të viktimave të sulmit të xhamisë. Mbështetjes e sinqertë nga kryeministrja Jacinda Ardern, e cila e ka fituar respektin edhe të 1.5 miliardë myslimanëve pas sulmeve terroriste që tronditën komunitetin mysliman në mbarë botën. Faleminderit Jacnda Ardern dhe faleminderit Zelandës së Re”.

Në shenje falënderimi ky shtet ka vendosur fotografinë e kryeministres së Zelandës në ndërtesën “Burj Khalifa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat