ISIS kërcënon Europën, ja çka thonë dokumentet e gjetura

Bota

ISIS kërcënon Europën, ja çka thonë dokumentet e gjetura

Më: 25 mars 2019 Në ora: 22:09
ISIS

Europa dhe Siria kërcënohen nga sulme terroriste që celula të fshehura të shtetit islamik, ISIS, po planifikojnë të organizojnë në disa qytete europiane. Kjo bëhet e ditur në një shkrim që gazeta britanike Sunday Times ka publikuar, bazuar në disa dokumente të zbuluara së fundmi.

Në bazë të të dhënave mbi të cilat hetuesit kanë hedhur dritë, bëhet fjalë se grupet që veprojnë në fshehtësi të plotë po mbështesin xhihadistët të sulmojnë disa shtete. Dokumentet e siguruara janë gjetur në një ‘hard drive’ dhe mendohet t’i kenë humbur terroristëve gjatë muajit shkurt, në luftime me ushtarët e forcave lokale në shkretëtirën siriane.

Sipas artikullit që nënvizon vërtetësinë e informacioneve në këto dosje ka edhe të dhëna që përmbajnë detaje mbi mënyrën sesi funksionon grupi që në fshehtësi organizon këto sulme.

Gjithashtu dokumentet përmbajnë emrat e luftëtarëve të kalifatit, armët që përdorin ata si dhe fondet e buxhetin që vihet në dispozicion të luftëtarëve dhe bashkëshorteve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat