SHBA: Turqia do të mbetet në programin F-35, por me një kusht

Bota

SHBA: Turqia do të mbetet në programin F-35, por me një kusht

Më: 26 mars 2019 Në ora: 18:06

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që Turqia, një aleate në NATO, të mbetet në programin e aeroplanëve luftarakë F-35, por me kusht që Ankaraja të blejë sistemin mbrojtës të raketave “Patriot”, deklaroi sot sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Patrick Shanahan.

Në Komitetin Ushtarak të Dhomës së Përfaqësuesve, Shanahan, i pyetur nëse SHBA dëshiron Turqinë në programin F-35, tha se absolutisht ata donin që Turqia të blinte “Patriot”.

Uashingtoni kundërshton planet e Turqisë për të blerë një sistem rus S-400 për mbrojtjen ajrore.

Në Uashington thonë se Ankaraja nuk mund të ketë avionë të avancuar dhe S-400, thanë zyrtarë të paidentifikuar për Reuters, duke shtuar se SHBA së shpejti mund të ngrijnë përgatitjet për dërgimin në F-35 në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat