Detajet e reja: Autori i vrasjeve në Zelandën e Re qëndroi në Austri

Bota

Detajet e reja: Autori i vrasjeve në Zelandën e Re qëndroi në Austri

Më: 28 mars 2019 Në ora: 20:07
Foto ilustruese

Australiani Brenton Tarant, i cili qëlloi në njerëz në një xhami në Christchurch, qëndroi sipas ministrit, në Austri, nga 28 nëntor deri 2 dhjetor të vitit të kaluar.

Gjatë asaj kohe, ai mori me qira një veturë me të cilën bëri 2.000 kilometra rrugë duke vizituar disa qytete.

Ai e shihte Austrinë si një nga vendet në të cilat mund të iniciojë rezistencë kundër migrimit, shkruan Tarant në manifestin e tij.

Kickl vuri në dukje se Tarant vizitoi edhe Korenë e Veriut në vitin 2014 dhe në grupin e turistëve ishin edhe tre austriakë.

"Një hetim i vazhdueshëm është në proces për sfondin e atij udhëtimi, si dhe kontaktet", shpjegoi ministri.

Ai vuri në dukje se Austria aktualisht nuk përballet me kërcënim specifik të terrorizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat