Mbesa e Mussolinit sulmon Jim Carrey

Bota

Mbesa e Mussolinit sulmon Jim Carrey

Më: 1 prill 2019 Në ora: 19:57
Alessandra Mussolini

Mbesa e liderit fashist të Italisë Benito Mussolinit, Alessandra Mussolini ka sulmuar në Twitter aktorin e njohur amerikan-kanadez Jim Carrey për vizatimet e botuara.

Aktori në llogarinë e tij në Twitter botoi një skicë në të cilën shihet Mussolini dhe e dashura e tij Klareta, me mesazhin: "Nëse pyesni ku çon fashizmi, thjesht pyesni Benito Mussolinin dhe dashnoren e tij Claretta".

Mediat amerikane kanë vlerësuar se komentet e Carrey iu drejtuan presidentit të SHBA-së Donald Trump, por mbesa e Musoslinit u përgjigj me fyerje: "Ti je një bastard".

Ajo gjithashtu tha se presidenti Trump nuk duhet të shqetësohet për të gjorin  Jim Carrey, pasi vizatimet e tij janë "letra të ndyra".

Komentet e saj janë dënuar nga përdoruesit  e rrjetit Twitter.

Ndryshe, Alessandra Mussolini është një mbështetëse shumë e fortë e karakterit veprës së gjyshit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat