Kina i shpall luftë ilaçeve ilegale me kërkesë të SHBA-ve

Bota

Kina i shpall luftë ilaçeve ilegale me kërkesë të SHBA-ve

Më: 2 prill 2019 Në ora: 00:51
Foto ilustrim

Kina thotë se do të shkatërrojë të gjitha llojet e opioidit sintetik fentanil, pas një lutjeje nga SHBA.

Të gjitha substancat e lidhura me fentanil do të shtohen në listën e ilaçeve të kontrolluara të Kinës nga 1 maji.

Ky veprim vjen pas një zotimi të bërë nga Pekini gjatë bisedimeve tregtare SHBA-Kinës në dhjetor.

Ilaçi i fuqishëm kundër dhimbjes, shumë prej të cilit besohet të jetë bërë në Kinë, thuhet se po nxitë një rritje të madhe të varësisë nga droga në SHBA.

Numri i vdekjeve nga ilaçet kundër dhimbjes, siç është fentanili, bëri që Presidenti Donald Trump të deklaronte një emergjencë kombëtare në 2017’ën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat