Dyvjeçari pëson djegie të rënda pasi parku i lojërave ishte bërë me acid

Bota

Dyvjeçari pëson djegie të rënda pasi parku i lojërave ishte bërë me acid

Më: 2 prill 2019 Në ora: 21:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një djalë dyvjeçar ka pësuar djegie të rënda pasi parku i lojërave ishte me acid.

Fëmija ishte duke rrëshqitur në vendin ku policia beson se një person derdhi acid.

Dyvjeçari u dërgua në spital me djegie të shkallës së parë dhe të dytë.

Policia në Poloni po heton parkun e lojërave në Biery, një fshat në juglindje të vendit.

Hetuesit thanë se fëmija ishte me nënën e tij në mesdite, kur filloi të bërtiste pasi rrëshqiti.

Nëna e viktimës thirri policinë dhe ata konfirmuan se acidi është derdhur qëllimisht jo vetëm në pjesën e rrëshqitjes por në të gjitha objektet për fëmijë.

Fëmija u dërgua në një spital pediatrik, ku mjekët e trajtuan atë për djegie të shkallës së parë dhe të dytë, si rezultat i kontaktit me substancën.

Zjarrfikësit konfirmuan se lloji i aciti ishte i fuqishëm kur erdhi në kontakt me lëkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat