Studimi/ Ajri i ndotur ul ndjeshëm jetëgjatësinë, “vret” më shumë e malaria

Bota

Studimi/ Ajri i ndotur ul ndjeshëm jetëgjatësinë, “vret” më shumë e malaria

Më: 4 prill 2019 Në ora: 06:18
Ilustrim

Jetëgjatësia e fëmijëve të lindur sot do të shkurtohet me 20 muaj mesatarisht, përmes thithjes së ajrit toksik që është i përhapur në të gjithë globin, me barrën më të rëndë në Azinë Jugore, sipas një studimi të rëndësishëm.

Ndotja e ajrit ka kontribuar në afro një në çdo 10 vdekje në 2017, duke e bërë atë vrasës më të madh se malaria dhe aksidentet rrugore, dhe të krahasueshëm me duhanpirjen, sipas Gjendjes së Ajrit në Glob, një studim i publikuar të mërkurën.

Në Azinë Jugore, jetët e fëmijëve mund të shkurtohen me 30 muaj dhe në Afrikën Qendrore me 24 muaj, për shkak të një kombinimi të ndotjes së ajrit të shkaktuar nga trafiku dhe industria, dhe ajrit të ndotur brenda shtëpive, kryesisht si pasojë e zjarreve për gatim.

Në Azinë Lindore ndotja e ajrit do të shkurtojë jetët e fëmijëve me afro 23 muaj. Sidoqoftë, jetëgjatësia do të reduktohet me më pak se pesë muaj për fëmijët, në botën e zhvilluar. Përveç fëmijëve, të rrezikuar janë edhe të rriturit.

Afro 9 në 10 vdekje që i atribuohen ajrit të ndotur, janë në moshat mbi 50 vjeç. Ajri i ndotur është fajtor për 41 për qind të vdekjeve në shkallë globale si pasojë e sëmundjeve kronike të mushkërive, 20 për qind nga diabeti i tipit 2, 19 për qind nga kanceri në mushkëri, 16 për qind nga ishemia dhe 11 për qind nga infarkti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat