Facebook do të bllokojë reklamat e huaja, shkak zgjedhjet në Australi

Bota

Facebook do të bllokojë reklamat e huaja, shkak zgjedhjet në Australi

Më: 5 prill 2019 Në ora: 09:46
Facebook

Facebook do të bllokojë reklamat zgjedhore nga jashtë Australisë përpara sondazheve muajin e ardhshëm, pas kritikave në rritje të rolit të gjigantit të medias sociale në përhapjen e dezinformatave, siç transmeton AFP.

Kufizimet - të cilat janë përgatitur tashmë për sondazhe në vende të tjera si Tailanda dhe Indonezia - do të hyjnë në fuqi kur qeveria shpall datën e zgjedhjeve në ditët në vijim.

"Ne përkohësisht nuk i lejojmë reklamat zgjedhore të blera jashtë Australisë përpara zgjedhjeve në maj," tha në një deklaratë drejtori i politikës së Facebook në Australi dhe Zelandën e Re Mia Garlick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat